Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot, përgatitjet për sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në ditën e parë të grumbullimit, futbollistët që kishin angazhime me klubet e tyre zhvilluan program rigjenerues në palestër, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

