Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para përballjes me Norvegjinë

Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para përballjes me Norvegjinë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes me Norvegjinë.

Kjo ndeshje zhvillohet, nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Ky është testi i fundit për Dardanët para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Në seancën e sotme si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur stërvitjen para kohe dhe nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë.