Kombëtarja e Kosovës mbajti stërvitje në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës mbajti stërvitje në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur të dielen pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor.

Ekipit iu ka bashkuar edhe portieri Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka munguar në ditët e para të grumbullimit.

Ai ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, derisa me intensitet të plotë kanë stërvitur edhe Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani

Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër paradite, derisa pasdite udhëtojnë në Oslo.