Komandanti i KFOR-it, në Universitetin e Prishtinës, flet për paqen dhe stabilitetin

Komandanti i KFOR-it, në Universitetin e Prishtinës, flet për paqen dhe stabilitetin

Gjeneralmajori Enrico Barduani, komandant i KFOR-it në Kosovë, mbajti një ligjëratë për studentët e profesorët në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës.

Në ligjëratën e tij, gjeneralmajori Barduani foli për angazhimet e KFOR-it rreth ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Me studentët e gazetarisë u ndanë përvojat e punës edhe të Radios së KFOR-it. Radio KFOR-i u themelua nga trupat britanike në Kosovë në vitin 1999, ndërsa nga viti 2000 është bërë zëri i të gjithë ushtarëve të KFOR-it.

Gjeneralmajori Enrico Barduani detyrën e komandantit të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë e mori më 11 tetor 2024.

Universiteti i Prishtinës është i përfshirë në një projekt me ushtrinë amerikane për identifikimin e rriqrave, por edhe krijesave tjera që mund të bartin viruse, baktere e parazitë të rrezikshëm për ushtarët dhe popullatën në zonën e Kampit “Bondsteel”.