Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja holandeze flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Siç bën të ditur, ky mision përmes një njoftimi në Facebook, në takim është folur edhe për sigurinë si dhe dialogun e Brukselit
“Ata diskutuan rreth pikëpamjeve për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
Barduani uroi gjithashtu ambasadorin Boven për kontributin e Holandës në KFOR si dhe në stabilitetin rajonal.