
Komandanti i FSK-së merr pjesë në fjalimin vjetor të Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës
Me rastin e vizitës zyrtare në Ajova të SHBA-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari morri pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.
Ne këtë rast, gjeneral Jashari pati rastin të takoi Guvernatoren e shteti të Ajovës si dhe kongresmenët dhe senatorit e shtetit të Ajovës, të cilët i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës.
Me rastin e fjalimit vjetor të gjeneralit Osborn, GLT Jashari u prit me nderime të larta nga sematorët dhe kongresmenët në legjislativimin e Ajovës.
Ky aktivitet shënon përfundimin e suksesshëm të vizitës zyrtare të Komandantit të FSK-së në Ajova, ku edhe një herë dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
