Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritet nga komandanti i JRTC gjeneral Brigade Jason A. Curl

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritet nga komandanti i JRTC gjeneral Brigade Jason A. Curl

Me përmbylljen e vizitës në ShBA, gjeneral Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

Fillimisht Komandanti i kësaj qendre Gjeneral Brigade Curl e njoftoi Gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.

Ndërsa në anën tjetër gjeneral Jashari e falenderoi gjeneral brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendëe.

Gjithashtu gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim.