KOK shpërblen me 6 000 euro Kombëtaren e Hendbollit U18

KOK shpërblen me 6 000 euro Kombëtaren e Hendbollit U18

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërblyer me 6 mijë euro Kombëtaren e Kosovës në hendboll për grupmoshën U-18, për kualifikimin në Kampionatin Botëror U-19, që këtë vit mbahet në Kajro të Egjiptit.

Vendimi u mor nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.

Djemtë e U-18 fituan turneun “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Prishtinë, duke siguruar ‘biletën’ për Botëror.

Me shumën e njëjtë, KOK kishte shpërblyer vitin e kaluar edhe Kombëtaren e vajzave U-17, të cilat po ashtu ishin kualifikuar në Botërorin e mbajtur në Kinë.