
KOK nderon figurën e legjendës së boksit kosovar, Nazif Gashi
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka pritur sot Fitore Gashin, vajzën e legjendës së boksit kosovar, Nazif Gashi, i cili u nda nga jeta në fund të vitit të kaluar.
Presidenti Krasniqi vlerësoi dhe nderoi figurën e Nazif Gashit, duke theksuar se familja e tij, si dhe i gjithë vendi, duhet të ndihen krenarë për kontributin dhe arritjet e tij të mëdha në periudhën e artë të Klubit të Boksit Prishtina.
Nga ana e saj, Fitore Gashi falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës për organizimin e Akademisë Përkujtimore kushtuar Nazif Gashit, si dhe për mikpritjen dhe nderimin e veçantë të bërë në kujtim të tij.
#nazifgashi #kosovaboxing
