
KOK-i, i vazhdohet edhe për katër vjet mandati drejtorit për financa, Endrit Syla
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi i ka vazhduar mandatin edhe për katër vjet drejtorit për financa, Endrit Syla.
Bazuar në statutin e KOK-ut, krahas pozitës së sekretarit të përgjithshëm, Bordi zgjedh edhe arkëtarin për ciklin olimpik 2025 – 2028.
Syla ka udhëhequr me Departamentin e Financave edhe në dy mandatet e kaluara.