
“Koha që marrëdhëniet me Italinë t’i shndërrojmë në bashkëpunim ekonomik”
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Rizvanolli me anw tw njw postimi në “Facebook” bëri të ditur se me De Riun, diskutuan për investime në kapacitete të reja gjeneruese të erës.
“Kosova dhe Italia kemi marrëdhënie të mira bilaterale – është koha që këto marrëdhënie t’i shndërrojmë edhe në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë. Me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu diskutuam për këtë bashkëpunim ekonomik dhe në veçanti për investime në kapacitete të reja gjeneruese të erës”, ka shkruar ministrja Rizvanolli.