Koci: Spekulimet po e pengojnë kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Koci: Spekulimet po e pengojnë kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij se spekulimet në vend lidhur me rastin e Faton Hajrizit po pengojnë kthimin e trupit të tij në Kosovë.

Sipas Kocit, strisha gojore e nënës së Faton Hajrizit është kërkuar për shkak se autoritetet serbe nuk kanë mundur të identifikojnë me saktësi trupin e tij.

Në momentin kur është marrë strisha, Koci tregon se ka qenë edhe një zyrtar i lartë nga institucionet e Kosovës.

“Debat janë të rëndësishme, por kur po kalojnë debate në spekulime edhe në mos njohje të procedurave dhe gjendjes faktike po e pengojnë edhe këtë procesin e rikthimit të trupit”, tha Koci për RTV Dukagjini.

Sipas arsyetimit të autoriteteve serbe strishja gojore duhet bëhet për shkak  se me të dhënë papilare dhe të dhëna të tjera që kanë mund me saktësi me vërtetu identitetin.