Koci: Kam informacione që edhe shumë persona janë të përfshirë në sulmin në Banjskë

Koci: Kam informacione që edhe shumë persona janë të përfshirë në sulmin në Banjskë

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshire në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Ai theksoi se i mbetet në dorën e prokurorit të rastit se a do të ngritet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet aktakuza aktuale dhe se në këtë rast pret që të dënohet të gjithë të akuzuarit për shkak se ka prova të pa kundërshtueshme.

“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshire, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet, kjo mbetet në strategjinë e prokurorit. Hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, ka pohuar Koci, raporton Ekonomia Online.