Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare

Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar sërish pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Ai në Facebook thotë se koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare, por po sillen sikur kanë fituar një të drejtë absolute, hyjnore, për të sunduar.

Më tej, kreu i PDK-së thotë se në mënyrë arbitrare, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ndërpreu atë, duke e shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit.

“Një tjetër situatë e paprecedentë, që nuk i ka hije një institucioni si Kuvendi i Kosovës. Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare, por po sillen sikur kanë fituar një të drejtë absolute, hyjnore, për të sunduar. Ata nuk po kërkojnë zgjidhje. Po kërkojnë nënshtrim. Rikandidimi, për herë të tretë, i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë, nuk është këmbëngulje. Është akt përçarës – me një qëllim të vetëm: bllokimin.  Madje, sot nuk u lejua as votimi, meqë në mënyrë arbitrare, kryesuesi i seancës e ndërpreu atë, duke e shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Poashtu, ai kërkon nga VV-ja ta ndërrojë kandidaten, qasjen dhe logjiken, për Kosovën.

Më poshtë postimi i plotë: