Koalicioni për Familjen hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore në Mitrovicë
Në Qendrën e Kulturës, qytetarët u bashkuan për të nisur rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të begatë për çdo familje shqiptare.
“Mitrovica, qyteti simbol i forcës dhe bashkimit përtej dallimeve, ishte vendi ideal për të përçuar mesazhin tonë për familjet. Faleminderit Mitrovicës për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe!”, ka njoftuar Koalicioni për Familjen.