HomeSportKlubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër...

Klubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër Serie A-s

spot_img

Klubi italian Venezia, i cili këtë sezon do të garojë në Serie A pas sigurimit të promovimit në elitën e futbollit italian, ka nisur lëvizjet për përforcimin e skuadrës, me fokus të veçantë në repartin ofensiv.

Mes emrave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit italian është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i cili aktualisht aktivizohet te Sparta Praga dhe konsiderohet një nga futbollistët më premtues të gjeneratës së tij, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të mediumit italian Sky Sport, Venezia po monitoron nga afër situatën e sulmuesit kosovar të lindur në vitin 2000. Vlera e kartonit të tij vlerësohet rreth 8 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij me klubin çek dhe me Kombëtaren e Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane.

Përveç Rrahmanit, Venezia po shqyrton edhe alternativa të tjera për fazën e sulmit.

Në listën e klubit italian gjendet edhe Gift Orban, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Veronës, ndërsa drejtuesit po punojnë gjithashtu për mundësinë e transferimit të sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug.

Raporti thekson se Venezia tashmë ka nisur kontaktet e para për të mësuar më shumë rreth mundësisë së transferimit të Albion Rrahmanit.

Megjithatë, transmeton klankosova.tv klubi italian nuk është i vetmi që po ndjek zhvillimet rreth sulmuesit nga Podujeva, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra të tjera.

Albion Rrahmani vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar në merkato, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi i Venezias do të konkretizohet në një ofertë zyrtare gjatë javëve të ardhshme.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...