Klubi i Shenjtarisë i Policisë së Kosovës zë vendet e para në garat “Kupa Adem Jashari”

Klubi i Shenjtarisë i Policisë së Kosovës zë vendet e para në garat “Kupa Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Klubi i saj i Shenjtarisë ka dalë i pari në garat e mbajtura më 1 mars, “Kupa Adem Jashari”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ky aktivitet i jashtëzakonshëm bashkoi gjashtë klube të ndryshme dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e garuesve.

“Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, që po merr pjesë për herë të parë në këto gara, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar tri vendet e para në disiplinen e Pushkës Serike, kategoria Senior meshkuj, si dhe më disiplinën e Pistoletës Standard, kategoria Senior femra, vendi i parë”, thuhet në njoftimin e policisë.