Klubet pranë akordit, Mason Greenwood drejt Napolit të Contes
Napoli vijon të jetë aktive në merkato. Pasi siguroi shërbimet e qendërmbrojtësit Buongiorno nga Torino, skuadra e teknikut Conte ka hedhur vështrimin nga lojtari anglez i Manchester United, Mason Greenwood. Në garë për Grenwood janë Lazio dhe Marseja, por orët e fundit Napoli duket se është në “pole-position”.
Avantazhi I klubit të De Laurentis është fakti se mund të ofrojnë mbi 20 milionë euro tek “Djajtë” ndërkohë që dy klubet e tjera vështirë se mund të arrijnë të kjo shifër.
Në orët në vijim pritet që Greenwood të zgjedhë përfundimisht klubin e ri, ku do të vazhdojë karrierën e tij.