Klinika e Pediatrisë përfiton donacion lidhur me zbatimin e Masave Efiçiente të Energjisë

Klinika e Pediatrisë përfiton donacion lidhur me zbatimin e Masave Efiçiente të Energjisë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar marrëveshje, përmes së cilës Klinika e Pediatrisë në QKUK, do të përfitojë donacionin lidhur me zbatimin e Masave Efiçiente të Energjisë në ndërtesën e kësaj klinike, pajisje për klimatizim në vlerë prej 10,000.00 euro.

Marrëveshja në emër të ShSKUK, është nënshkruar nga Osman Hajdari, U d. drejtor i QKUK dhe Mentor Zejnullahu, drejtor i ShPTA.

Në emër të Fondit për Efiçiencë të Energjisë, nënshkruan Petrit Ahmeti, drejtor i Departamentit Operacional dhe  Ardita Haxhijaj, drejtoreshë e Departamentit të Financave.

Me këtë marrëveshje synohet përmirësimi i kushteve të brendshme termike të ndërtesës gjithashtu dhe ulja e konsumit të energjisë, si dhe reduktimin e kostove operacionale.

Po ashtu, të përmirësohen kushtet për pacientët përmes kontrollit të temperaturave brenda ndërtesës, ne veçanti gjatë sezoneve me temperatura të larta.

Parashihet krijimi i kushteve më të mira të punës së personelit të Klinikës së Pediatrisë, përmirësim i cilësisë së ajrit brenda ndërtesës së Klinikës së Pediatrisë si dhe reduktimi i konsumit total të energjisë elektrike, përmes pajisjeve klimatizuese efiçiente.