![Klina shënoi festën e futbollit “Grassroots Week” Klina shënoi festën e futbollit “Grassroots Week”](https://objektivi.net/wp-content/uploads/2024/09/received_3875951266014148.jpeg)
Klina shënoi festën e futbollit “Grassroots Week”
Klina ishte destinacioni i radhës i festivalit të futbollit “Grassroots Week”.
Fëmijë nga dy shkolla fillore dhe nga dy shkolla të futbollit të kësaj komune paraditen e sotme iu bashkuan festës së futbollit dhe zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive nën përkujdesjen e mësimdhënësve dhe trajnerëve të tyre.
Edhe këtyre shkollave FFK iu ndau topa futbolli dhe pajisje të tjera për zhvillimin e aktiviteve të tilla edhe në të ardhmen.
‘Grassroots Week’ vazhdon…festojmë së bashku!