Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Valmir Veliu

Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Valmir Veliu

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se gjendja e futbollistit Valmir Veliu pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Prishtinën është stabile dhe jashtë rrezikut, falë edhe intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor.

Përplasja kokë më kokë mes tij dhe qendërmbrojtësit të Prishtinës, Ardi Ajdini, bëri që Veliu të pësoj çarje të arkadës me ç’rast futbollisti u desht të dërgohej me urgjencë drejt qendrës emergjente për mjekim të mëtutjeshëm.

Veliu ka kaluar me sukses edhe këtë sfidë, ndërsa ne e presim të rikthehet edhe më i fortë që t’i ndihmoj ekipit drejt realizimit të objektivave.