
Kishte shkëlqyer në EURO 2016, mesfushori portugez bëhet me skuadër të re
Renato Sanches është larguar nga PSG për t’u bashkuar me Panathinaikos në formë huazimi, kanë njoftuar të dy klubet.
Kalimi i mesfushorit portugez në Greqi nuk përfshin opsion blerjeje, transmeton klankosova.tv.
Sanches u rikthye në Paris këtë verë pas huazimit te Benfica sezonin e kaluar, ku u aktivizua 21 herë në të gjitha garat. Së fundmi ai ishte huazuar te
Benfica, por më parë ka kaluar edhe një periudhë huazimi te Roma, që nga momenti kur u transferua nga Lille për 15 milionë euro në vitin 2022. Kontrata e tij me PSG zgjat deri në vitin 2027.
Renato Sanches kishte shkëlqyer me Portugalinë në EURO 2016, duke u transferuar te Bayerni atë verë.
