Kishte shënuar 3 gola kundër Azerbajxhanit, Arber Zeneli: Djema, shpresoj të ktheheni me fitore në Kosovë (Video)
Kombëtarja e Kosovës sonte do të luajë ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Bukuresht.
Kombëtarja jonë në ndeshjen kundër Rumanisë hyn e hendikepuar me mungesën e shumë futbollistëve të rëndësishëm, si pasojë e lëndimeve.
Megjithatë, përkundër mungesave të rëndësishme atmosfera në Kombëtaren e Kosovës duket shumë pozitive.
Këtë energji pozitive pa dyshim e ka sjellë fakti që FFK-ja me kreun e saj Agim Ademi këtë vit kanë bërë rekord prurjesh të reja dhe cilësore, duke filluar nga Elvis Rexhbeçaj e për të vazhduar me Fisnik Asllanin, Eliot Bujupin, Amir Saipin, Andi Hotin, Muharrem Jasharin, Baton Zabërgjën, Art Smakajn, Leard Sadriun.
Para kësaj ndeshje lojtarët tanë kanë marrë shumë mesazhe inkurajuese nga bashkëlojtarët e tyre.
Një mesazh ka ardhur edhe nga futbollisti Arber Zeneli, i cili ishte golashënues i tri golave, kur Kosova bëri historinë duke fituar ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve. “Përshëndetje djema ju uroj suksese në ndeshjen e stome. Shpresoj që ktheheni në Kosovë me një fitore. Jam me juve. Forca Kosova”.