Kina del me deklaratë në mbështetje të Serbisë kundër Kosovës

Kina del me deklaratë në mbështetje të Serbisë kundër Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës ka dalë me një deklaratë në mbështetje të pozicioneve të Serbisë kundër Kosovës në çështjet rreth veriut të Kosovës.

“Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe beson se siguria dhe të drejtat dhe interesat e ligjshme të serbëve etnikë në rajonin e Kosovës duhet të ruhen”, ka shkruar MPJ-ja kineze.

“Lëvizjet e njëanshme nuk ndihmojnë në adresimin e çështjes dhe prishin sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë dialogun praktik dhe konstruktiv dhe të kërkojnë në mënyrë aktive një zgjidhje të qëndrueshme rreth Kosovës”, thuhet më të tej në komunikatë.