Kim Kardashian ka humbur shumë ndjekës në Instagram, por pse?

Kim Kardashian ka humbur shumë ndjekës në Instagram, por pse?

Kim Kardashian ka humbur më shumë se 100.000 ndjekës (dhe vazhdon të humbasë) që prej ditës kur Taylor Swift publikoi këngën kundër saj pjesë e albumit “The Tortured Poets Department: The Anthology”.

Profili i Kardashian muajin e shkuar ishte në shifrat e 364.3 milion ndjekësve, ndërsa të hënën ra ndjeshëm dhe aktualisht postimet e saj janë të mbushura me komente nga fansat e Taylor ku shkruhet “thanK you alMee” (frazë kjo e marrë nga kënga në fjalë).

Kënga e re u publikua në albumin surprizë të Swift, ku flitet për një bullizese në gjimnaz me lëkurë të errët, e lyer gjithmonë me spërkatës për t’u dukur më e zezë.

Kim Kardashian ka humbur shumë ndjekës në Instagram, por pse?

Fansat e kuptuan menjëherë se titulli me shkronja kapitale i drejtohej Kim. Kardashian nuk e ka komentuar ende këtë këngë, por mediat shkruajnë se nuk e ka vënë shumë ujin në zjarr.

Kujtojmë se Taylor dhe Kim nuk i kanë marrëdhëniet mirë që prej 2016-ës, kur Kanye West, asokohe bashkëshorti i Kardashian, e ofendoi Swift në një prej këngëve të tij. Në atë periudhë Kim deklaroi se Kanye i kishte marrë leje Swift për ta përmendur, por këngëtarja e mohoi.

Kim Kardashian ka humbur shumë ndjekës në Instagram, por pse?

Kardashian publikoi edhe një telefonatë për të mbështetur këtë prononcim, që më vonë u vërtetua të ishte e edituar dhe e pavërtetë. Që prej asaj kohe, fansat e Swift vazhdimisht i kundërvihen Kim në postime, por jo vetëm. Publikimi i një kënge tjetër për të i kujtoi të gjithëve edhe njëherë debatin e vjetër mes tyre.