Kim Kardashian bëhet flokëkuqe
Kim Kardashian ka mahnitur me transformimin e fundit teksa ndau disa pamje të mërkurën mbrëma në Instagram.
Ylli i “Kepping Up With the Kardashians” u shfaq me flokë ngjyrë të kuqe, por kishte një arsye prapa kësaj.
Biznesmenja 43-vjeçare zbuloi se flokët e kuq ishin për një ditë xhirimi për markën e saj të kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës, SKKN nga Kim Kardashian.
Sidoqoftë, ky ndryshim i shkon tejet shumë nënës së katër fëmijëve, edhe pse kjo nuk është hera e parë që vjen e tillë.
Bukuroshja këto ditë mori vëmendje të madhe në rrjete sociale me vizitën që bëri në Santiago Bernabeu, gjatë ndeshjes së EA Sports LaLiga.
Një nga personat më të ndjekur në botë, në rrjetet sociale me më shumë se 361 milionë ndjekës, postoi disa imazhe në InstaStory edhe me presidentin e Real Madridit.
Ajo e solli djalin e saj, Saint West, në fushë për Real Madridin në prag të ndeshjes kundër Valladolidit.