Kim Jong Un e mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur një testim tjetër të një raketahedhësi të shumëfishtë, të cilin vendi i tij synon ta vërë në përdorim duke filluar nga ky vit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha se testimi i së premtes konfirmoi “përparësitë dhe fuqinë shkatërruese” të raketahedhësit të shumëfishtë dhe të predhave të tij.
KNCA-ja tha se ky sistem, të cilin Veriu e ka testuar dy herë këtë vit, do të vihet në përdorim të njësive luftarake nga viti 2024 deri më 2026, për t’i zëvendësuar raketahedhësit e vjetërsuar, shkruan Rel.