Kica – Xhelili, Kurtit pas vendimit për Manastirin: Ndoshta edhe mundesh, por pastaj s’mundesh

Kica – Xhelili, Kurtit pas vendimit për Manastirin: Ndoshta edhe mundesh, por pastaj s’mundesh

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka keqpërdorur politikisht dhe e ka shfrytëzuar për kauza të rreme, vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit.

Por, sipas Kica – Xhelilit, vendimi i sotëm, ndonëse i vonuar, është i duhuri, pasi sipas siç tha ajo, vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare, pavarësisht nëse duken të drejta ose jo.

“Njësoj, janë të zbatueshme vendimet TJERA të Gjykatës, i pëlqyen apo jo Kryeministrit e ministrave multi-shkelës të Kushtetutës”.

“Tani, mbesim me shpresë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas përmbushjes dhe të këtij obligimi demokratik. Faturën e vonesës dhe shkaktimit të rrethanave për vonesa, dini ku mund ta drejtoni”, tha Kica – Xhelili.

Më tej, Kica – Xhelili ia përmendi shprehjen e famshme Kurtit se “ndoshta edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh”, teksa shtoi se “Kosova jonë e përhershme mbi të gjitha”.