KFOR-i thotë se trupat shtesë mbi urën e Ibrit janë pjesë e “operacioneve rutinore”

KFOR-i thotë se trupat shtesë mbi urën e Ibrit janë pjesë e “operacioneve rutinore”

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Radio Evropa e Lirë ka pyetur KFOR-in pse ka rritur praninë mbi urë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.

kfor ibar bridge
KFOR-i rrit praninë në urën mbi Ibër. Foto: REL

KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër. /Radio Evropa e Lirë


Trupa të KFOR-it krijojnë kordon në mes të urës mbi lumin Ibër

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm janë edhe pjesëtarë të kontingjentit çek, të cilët kanë krijuar një kordon në mes të urës, raporton KosovoOnllajn, transmeton Klan Kosova.

Gjatë ditë së djeshme në veri pati një aksion nga Policia e Kosovës, ku u bë mbyllja e pesë objekteve të institucioneve paralele ilegale.