KF Ramiz Sadiku U17 kurorëzohet me titullin e kampionit
KF Ramiz Sadiku është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën U17.
Kadetët e klubit kryeqytetas e kanë dominuar këtë edicion të garave, duke qenë bindshëm para ndjekësve më të afërt.
Në ceremoninë e organizuar nga FFK, pas fitores së sotme që Ramiz Sadiku fitoi ndaj Ulpianës, 5:1, trofeun dhe medaljet për ekipin kampion i ndau Ismajl Ajeti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv si dhe kryetar i LRF Prishtinës.