“Këto janë dështimet e mëdha të qeverisë Kurti, që paraqiten si suksese të mëdha”
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka renditur disa nga dështimet e Qeverisë Kurti.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti janë paraqitur si suksese të mëdha.
Ai ka renditur disa prej tyre:
Dështimet e mëdha të qeverisë Kurti, që paraqiten si suksese të mëdha:
1. Bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga shumica serbe në komunat e veriut.
2. Dështimi i referendumit për zgjedhjet.
3. Deshtimi i regjistrimit të popullsisë në veriun e vendit.
4. Dështimi për dënimin ndërkombëtar të sulmit terrorist në Banjskë.
5. Dështimi diplomatik me politikat e dinarit.
6. Dështimi në raportin me BE-në (masat ndëshkues etë BE-së)
7. Legalizimi i pasaportave të Serbisë për qytetarët e Kosovës.
8. Larja në liqenin e Ujmanit, me njësi të policisë në breg.