Këshilltarë të presidentes Osmani morën pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Panamasë

Këshilltarë të presidentes Osmani morën pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Panamasë

Në emër të presidentes Vjosa Osmani Sadriu, delegacioni i përbërë nga Donika Kadaj-Bujupi, gjenerali Sefer Isufi, të shoqëruar nga ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero.

Gjatë kësaj vizite, anëtarët e delegacionit ia përcollën urimet e presidentes Osmani për presidentin Quintero, duke i dëshiruar sukses në detyrë.

Në takimet e mbajtura u konfirmua angazhimi i Kosovës për forcimin e aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës, në interesin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Delegacioni u takua edhe me shumë përfaqësues të shteteve të tjera prezente, nga SHBA-të e deri tek shtete nga Amerika Qendrore, Jugore, si dhe nga Afrika.