
KESCO ka një thirrje për konsumatorët
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka ftuar të gjithë konsumatorët që furnizohen me energji elektrike që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë.
Sipas kësaj kompanie, rrregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët.
KESCO njëherësh njofton se ka filluar takimet dhe viztat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat.
“Në këtë aspekt, KESCO apelon tek të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten pranë zyreve të kompanisë, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces. Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javorëshit që nga data e infomimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, mund të shkyqet nga rrjeti elektrik”.
“KESCO synon që të sigurojë shërbime më të besueshme përmes iniciativës për përditësim dhe rregullimit të marrëdhënieve kontraktuale me kompaninë”.
“Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proactive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative”, njofton kjo kompani,