Kërkesa për ekstradim, flet avokati i Noizyt -VIDEO
Avokati i Noizyt, Besnik Berisha ka folur ekskluzivisht në emisionin “Kosova today” me atë se çka po ndodh në çështjen e reperit i cili aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Ai tha se Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar.
“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të avokatit Berisha.