Kërcënohet me vdekje Angel Di Maria
Angel Di Maria ishte afër të rikthehej tek ish-skuadra e tij e fëmijërisë gjatë afatit të verës.
Por, futbollisti momental i Benficas e ka anuluar një gjë të tillë për një arsye tejet interesante.
Siç raporton “Tyc Sports”, Di Maria ka marrë kërcënime serioze nga trafrikantët e drogës, prandaj e ka anuluar një transferim të tillë te klubi Rosario Central.
Gjatë këtij sezoni në ligën e Portugalisë, Di Maria ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asiste.
Kontrata me Benfican futbollistit 36-vjeçar i skadon në fund të këtij sezoni.