HomeSportKëpuca e Artë po çmend Botërorin – Messi, Mbappe apo Haaland, kush...

Këpuca e Artë po çmend Botërorin – Messi, Mbappe apo Haaland, kush e merr fronin?

spot_img

Gara për “Këpucën e Artë” në Kampionatin Botëror po vazhdon të rritet në intensitet nga dita në ditë, duke u bërë gjithnjë e më atraktive për tifozët e futbollit.

Lionel Messi aktualisht kryeson renditjen me pesë gola të shënuar në dy ndeshje, ndërsa Kylian Mbappe dhe Erling Haaland e ndjekin nga afër me nga katër gola secili.

Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që tre lojtarë arrijnë të shënojnë katër ose më shumë gola pas dy ndeshjeve, dhe e para që nga viti 1954, transmeton Klankosova.tv.

Messi ka vazhduar formën e jashtëzakonshme duke thyer edhe rekordin e golave për Argjentinën në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Austrisë.

38-vjeçari tashmë numëron 18 gola në 28 ndeshje në Botëror, duke i shënuar të pesë golat e Argjentinës në këtë edicion.

Nga ana tjetër, transmeton klankosova.tv, Mbappe nuk është shumë prapa. Sulmuesi francez është barazuar me Miroslav Klosen me 16 gola në Kupat e Botës dhe synon të vazhdojë luftën për rekorde dhe për fitimin e mundshëm të “Këpucës së Artë”.

Ai u përgjigj me dy gola në fitoren e Francës, duke mbajtur ritmin në garën për kreun e golashënuesve.

Edhe Erling Haaland ka vazhduar me paraqitje të forta, duke shënuar dy gola në fitoren e Norvegjisë ndaj Senegalit, që i siguroi kualifikimin tutje.

Sulmuesi i Manchester Cityt po konfirmon reputacionin e tij si “makineri golash”, me 59 gola në 52 paraqitje për Norvegjinë.

Në diskutim për shpërthim në këtë turne mbetet edhe Harry Kane, i cili ka shënuar dy gola deri më tani në Botëror dhe numëron gjithsej 10 gola në historinë e Kampionateve Botërore me Anglinë.

Gara për “Këpucën e Artë” po shihet si një nga më të fortat dhe më emocionueset e viteve të fundit, me yjet më të mëdhenj të futbollit që po garojnë kokë më kokë për titullin e golashënuesit më të mirë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...