
Kenneth Taylor, një hap larg Lazios
Kenneth Taylor është shumë pranë transferimit te Lazio. Sipas zërave të fundit nga tregu, palët kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro, shifër që ka bindur Ajaxin të hapë rrugën për largimin e mesfushorit holandez.
Lazio ka lëvizur me vendosmëri për të siguruar shërbimet e lojtarit 22-vjeçar, duke e identifikuar si përforcim kyç për mesfushën.
Taylor vjen nga akademia e Ajaxit dhe ka grumbulluar përvojë të rëndësishme si në kampionatin holandez, ashtu edhe në kompeticionet evropiane, duke treguar cilësi teknike dhe vazhdimësi në lojë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Taylor do të jetë një përforcim i rëndësishëm për bardhekaltërit, duke i shtuar mesfushës energji, kreativitet dhe fleksibilitet taktik për sezonin e ri. /Klankosova.tv
