Kenia njofton zyrtarisht se ka njohur Kosovën shtet

Kenia njofton zyrtarisht se ka njohur Kosovën shtet

Ministria e Punëve të Jashtme e Kenias ka njoftuar zyrtarisht se sot ky shtet e ka njohur Kosovën.

Në njoftim thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në vitin 2010.

“Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit”, ka njoftuar Ministria e Jashme e Kenias përmes një postimi në platformën  “X”.