Këngëtarja shqiptare, e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur në Britani

Këngëtarja shqiptare, e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur në Britani

Harry Styles dhe Dua Lipa janë dy nga artistët më të suksesshëm dhe të pasur në industrinë muzikore. Pasuria e tyre e madhe tregon suksesin dhe talentin e tyre në muzikë.

Dy artistët kryesojnë listën e të pasurve të revistës Heat për vitin 2024, me pasuritë e tyre që i listojnë ata si artistët më të pasur britanikë nën 30 vjeç.

Këngëtari i njohur i “Golden” në të 30-at ka një pasuri prej 200 milionë paund, i ndjekur nga Lipa që ka grumbulluar 104 milionë.

Styles ka arritur të shpërblehet për muzikën dhe punën e tij si artist, duke renditur suksese të mëdha në karrierën e tij. Ndërsa artistja shqiptare është ngjitur shpejt në industrinë muzikore dhe ka arritur të grumbullojë një pasuri të konsiderueshme për moshën e saj.

Suksesi masiv i Styles është kryesisht për shkak të “Love On Tour” të vitit 2023, i cili u rendit si i pesti me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Renditja ndiqet nga emra të njohur si Tom Holland në vendin e tretë me 30.6 milionë funte, Lewis Capaldi në vendin e katërt me 30.4 milionë funte dhe ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown në vendin e pestë me 22 milionë funte. Në vendin e gjashtë vjen Sophie Turner me 18.5 milionë paund.

Fakti që Styles dhe Lipa vijojnë të kryesojnë këtë listë tregon se ata janë ende në gjendje të prodhojnë muzikë të mirë dhe të arrijnë suksese të mëdha në këtë industri.

Në listë përfshihen edhe emra të tjerë të ndritur të skenës britanike, si Dave me 13.9 milionë funte dhe Georgia Smith me 13.7 milionë paund, ndërsa në vendin e fundit të dhjetëshes është Asa Butterfield me një pasuri prej 10.7 milionë funtesh. Sektori i televizionit dhe sportit është i përfaqësuar me Tom Daley, kurorëzuar olimpiani më i pasur i Team GB falë një pasurie prej 4 milion £, ndërsa Molly-May Hague dhe Maya Jama janë respektivisht në vendin e 12-të dhe të 16-të.