HomeShowbizKëngëtarja Donna Dafi sjell rrënjët shqiptare në revistën prestigjioze “Numéro Netherlands”

Këngëtarja Donna Dafi sjell rrënjët shqiptare në revistën prestigjioze “Numéro Netherlands”

spot_img

Artistja shqiptare Donna Dafi, është prezantuar përmes një interviste të veçantë në revistën ndërkombëtare të modës dhe kulturës, “Numéro Netherlands”.

Në intervistën e realizuar nga gazetarja Jana Letonja, Donna flet për kapitullin e ri të karrierës së saj, të cilin e ka quajtur “Primadonna Era”, si dhe për këngët: Primadonna, Touch Me Like That, ManGo dhe Goddess.

Artistja e lindur në Gjermani tregon se pikënisja e kësaj periudhe ishte sinqeriteti emocional. Ajo synon të krijojë një univers muzikor ku ndërthuren sensualiteti, ndjeshmëria, fuqia dhe kontrastet emocionale.

Në muzikën e Donna Dafit bashkohen pop-i, R&B-ja dhe ritmet ndërkombëtare. Ajo thekson se trashëgimia nigeriane i ka dhënë muzikës së saj energji, shpirt dhe ritëm, ndërsa kultura shqiptare ka ndikuar në thellësinë dhe intensitetin emocional të këngëve.

No description available.

Në intervistë, Donna flet edhe për pavarësinë krijuese. Përmes kompanisë së saj diskografike, Record17, ajo udhëheq vetë procesin e krijimit të muzikës, materialeve vizuale dhe rrëfimit artistik. Formimi i saj në arkitekturë, sipas këngëtares, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si i koncepton projektet dhe ndërton botën vizuale që i shoqëron ato.

Një vend të rëndësishëm në rrëfimin e saj zë edhe përzgjedhja si imazh i ESCADA Fragrances 2025/26. Donna kujton se vite më parë, teksa shihte me babanë e saj një fushatë të ESCADA-s me Rita Orën, i kishte thënë: “Një ditë, ajo do të jem unë.”

No description available.

Intervista shoqërohet me fotografi nga Thomas Van Cam, autor i fotografive bardhezi, dhe Andres Leon.

Donna Dafi synon që në vazhdim ta zgjerojë praninë e saj ndërkombëtare, të realizojë koncerte anembanë botës dhe të krijojë muzikë që fuqizon, emocionon dhe sjell gëzim.

Intervistën e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni në faqen zyrtare të revistës: https://www.numeronetherlands.com/in-conversation-with/in-conversation-with-donna-dafi

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

 

Lajmet e Fundit

Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit...

Qindra qytetarë mblidhen në sheshin Skenderbeu

Ka nisur atmosfera festive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qytetarë të...

Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së

Kryegjyqtari i trupit gjykues, Charlie Smith, ka dhënë një pasqyrë të procesit gjyqësor ndaj...

Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...