Kënaqëshmëria me punën e presidentes 69 për qind, me të kryeministrit 58.3 për qind

Kënaqëshmëria me punën e presidentes 69 për qind, me të kryeministrit 58.3 për qind

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 26 të Përmbledhjes të Pulsit Publik në një konferencë për media të mbajtur të enjten.

Anketimi i opinionit të Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë. Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.

Disa nga gjetjet kryesore të anketës përfshijnë: Të dhënat tregojnë se mesatarisht 50.1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës.

Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv u regjistrua në 53.3%, ndërsa me punën e kryeministrit u regjistrua në 58.3%. Kënaqshmëria me punën e Kuvendit ishte 52.10%, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit ishte 64.4%. Kënaqshmëria me presidenten është regjistruar në 69%.