KEK-u deklarohet rreth shpërthimit në termocentralin Kosova A

KEK-u deklarohet rreth shpërthimit në termocentralin Kosova A

KEK-u është deklaruar rreth raportimit se një kazan ka shpërthyer në termocentralin Kosova A.

Në kumtesë thuhet se zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4, dhe është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A. Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, tha KEK-u.

Njoftimi për shpërthimin e një kazani në termocentralin Kosova A, u dha nga deputeti i PDK-së Ferat Shala, përmes një postimi në Facebook.