KEK: Bordi liron nga detyra Nagip Krasniqin

KEK: Bordi liron nga detyra Nagip Krasniqin

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për të liruar Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv.

Në njoftim thuhet se ky vendim u mor dje në mbledhjen e Bordit të KEK-ut.

“Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish-Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi”.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të iniciohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro.

Më 15 shtator të vitit të kaluar, Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.