KEDS merr pjesë në sesionin e CIGRE në Paris
KEDS-i po merr pjesë në sesionin e CIGRE në Paris.
Sesioni i kryeqytetit francez është ngjarja më e madhe globale që e organizon CIGRE (Këshilli Ndërkombëtar i Sistemeve të Mëdha Elektrike).
Aty po marrin pjesë mbi 4500 delegatë nga e gjithë bota, mbi 280 ekspozues dhe mbi 10 mijë vizitorë.
Në këtë eveniment të rëndësishëm prezantohen zhvillimet e fundit të sektorit të energjisë, teknologjitë më të fundit, si dhe paraqiten ekspertizat më të reja për sistemet elektroenergjetike.
KEDS-i ka theksuar se mbetet kompani e përkushtuar të ecë me hapin e kohës, ku përfshihet përqafimi i teknologjive të reja, sistemeve të avancuara dhe zhvillimeve të fundit në sektorin energjetik.
KEDS dhe KESCO ishin sponsorë platinium të konferencës së CIGRE, që ishte mbajtur në fund të vitit të kaluar në Prishtinë.
Në këtë konferencë, e cila është mbajtur nga 22 deri më 24 nëntor 2023, kishin marrë pjesë rreth 200 ekspertë të sektorit të energjisë dhe ishin prezantuar punime dhe diskutuar tema me rëndësi për sektorin e energjisë.