KEDS-i vazhdon shtrimin e superpërçuesit nga nënstacioni i Rahovecit në atë të Malishevës

KEDS-i vazhdon shtrimin e superpërçuesit nga nënstacioni i Rahovecit në atë të Malishevës

KEDS-i ka vazhduar me shtrimin e superpërçuesit në linjën 35 kV nga nënstacioni i Rahovecit në atë të Malishevës. Linja është e gjatë mbi 15 kilometra dhe KEDS-i tashmë ka shtrirë disa kilometra.

Përmes këtij investimi, që shkon mbi 3 milionë euro, KEDS-i po gjen zgjidhje për furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Malishevës.

Ata janë ballafaquar me vështirësi në furnizim me energji elektrike, sidomos gjatë dimrit si pasojë e mungesës së aseteve transmetive që janë nën menaxhimin e KOSTT-it.

Ndërtimi i superpërçuesit që parashihet të përfundojë muajin e ardhshëm do të zgjidhë këtë problem deri në ndërtimin e nënstacionit nga ana e KOSTT-it për këtë komunë.