KEDS-i kërkoi të presë edhe një vendim të gjykatës për kompensimin e pagesave në veri, ZRRE i thotë JO

KEDS-i kërkoi të presë edhe një vendim të gjykatës për kompensimin e pagesave në veri, ZRRE i thotë JO

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji-ZRRE, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka shqyrtuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) për shtyrjen të ekzekutimit të Vendimit V_1929_2024, datë 05.04.2024, deri në vendimin definitiv gjyqësor.

Në ketë seancë të jashtëzakonshme, Bordi ka vendosur të Refuzohet kërkesa e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes (KEDS), për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit V_1929_2024 të datës 05.04.2024 i nxjerr nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

ZRRE nuk ka treguar se më tutje së më çka ka të bëjë ky vendim. Por, Demokracia ka mësuar se KEDS kishte paraqitur ankesë në ZRRE, që mos të fillojë kompensimi i pagesave në veri, derisa të kjo të merr epilogun e plotë nga organet gjyqësore.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e katërt me datë 05 prill 2024, ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve, të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe atë, për periudhën kohore nga dt. 06.02.2012 e deri më dt. 20.10.2017.

Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.