KEDS-i del me sqarim se pse një pjesë e kryeqytetit nuk ka rrymë
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka folur për një pjesë të kryeqytetit që ka problem me furnizim me energji elektrike.
Në njoftim thuhet se ekipet e KEDS-it bën të ditur se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.
“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.