Kearns e acaruar: Ne i dhamë Kosovës mbështetje për Banjskën, Macron po i shet avionë luftarakë Vuçiqit
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, sot përmes një shkrimi në “X” ka komentuar vizitën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi dhe marrëveshjen për shitjen e avionëve luftarakë, duke e krahasuar me vizitën e sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Kosovë, e cila ndodhi në fillim të këtij viti.
Ajo thotë se Cameroni ishte zotuar për mbështetje ndaj Kosovës, pas sulmit të Banjskës, përderisa, siç u shpreh Kearns, Macron po i shet Serbis, avionë luftarakë Vuçiqit.
“Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjska, shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, po i shet avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar deputetja britanike.