“K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri, Blendi Gonxhja.
“Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Një trashëgimi që përçon ritmet, emocionet dhe identitetin tonë kombëtar, tashmë të njohur në nivel global si një thesar kulturor”, ka shkruar ai në Facebook.