Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë, dy prej tyre zyrtarë policorë

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë, dy prej tyre zyrtarë policorë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku të përfshira ishin dy vetura, njëra e Policisë së Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, teksa shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 03:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor)”, ka thënë Ahmeti.